|
|
|



Hogoshti info
|
Hogoshti eshte nje fshat i cili graviton ne kuadrin e Komunes se Dardanës, shtrihet ne pjesën lindore të Moravës së Poshtme, e gjejmë buzë maleve plot krenari të KIKË-s historike ne lindje dhe malit me emrin ZIDOLL ne perendim me nje gjerësi gjeografike veriore 42 ° , 30’ e 7,5”, kurse gjatësia gjeografike lindore eshtë 21°, 30’ e 9,5” që ka lartësinë mbidetare prej 520 – 540 metra ku me nje siperfaqe nga 15,47 km² jetojnë 2.553 banorë shqiptarë te vendosur në 350 shtëpi (logaritja e fundit statistikore e vitit 1997), pra me nje dendesi mesatare prej 165 banorë ne 1 km². *** Bukurinë dhe nje pamje pitoreske, fshatit Hogosht ia shton edhe lumi i cili mban po te njejtin emër e që ndan fshatin në dysh, buron ne vendin e quajtur TEPE (Svircë) ne nje lartësi mbidetare 1.081 m dhe ka nje gjatësi 24 km e qe mesatarisht sjell 100 L ujë në sekondë, mbi fshat janë ndertuar dy penda mbrojtëse te cilat mbrojne fshatin nga te reshurat e shumta , ( ne vitin 1955 eshte shfrytëzuar energjia hidrike permes nje hidrocentrali te vogel ne fshat i cili kishte prodhuar energji elektrike deri ne 200 Wat keshtu qe deri ne 1963 i kishte plotesuar nevojat elementare sidomos te ndriqimit), thene thjesht probleme me uje te pijshem te banoret e fshatit s’ka meqenese gati çdo familje posedon puse dhe ujë krojesh nga lartësitë e maleve qe e rrethojnë . Ne perjashtim te pjeses jugore ku shtrihet fusha, pjesët e tjera rrethohen me male, paralagjet e fshatit jan Dazhdinca e cila gati po boshatiset nga banoret e saj , Magura, Kika dhe Bujnoci. 

ALIH FEJZË KASTRATI -HOGOSHT (1892-1977)
Historishiu Shkruan "“ NESE DONI SHQIPTARI, SHKONI NE SHQIPËRI, E NE DAQI FE, SHKONI NE TURQI DHE ME HUMBNI NGA SYTË SA MË PARË“!!!.
Shkruan: Ramadan S. Latifaj
----------------------------------
Salih Fejzë KASTRATI (1892-1977) nga Hogoshti
=================================
• Në fund te vitit 1915 internohet ne Varna te Bullgarisë
• Pas kthimit filloj te merret me politikë. Ishte tregtar e bujk me profesion, analfabet poliglot, perveç gjuhes shqipe fliste turqishten dhe gjuhet sllave.
• Me 1922 e emrojnë kshilkltar ndersa me 1924 e zgjedhin kryetar te Komunes se Hogoshtit dhe ne ket post qendroj deri ne vitin 1936(me nje nderprerje nga viti 1929-1931).
• Gjat ketij mandati si kryetar me parinë e Anamoravës mori pjese ne pritje qe iu ban e Gjilan me 1927 mbretit Aleksander Karagjorgjeviq ku ate takim ishin shtruar kerkesat sociale e politike tejet te guximshme per shqip-tarët, pas kerkesave te tyre mbreti Aleksander i zemeruar u thot te pranishmeve: “ NESE DONI SHQIPTARI, SHKONI NE SHQIPËRI, E NE DAQI FE, SHKONI NE TURQI DHE ME HUMBNI NGA SYTË SA MË PARË“!!!.
• Po te njejtin vit me 1927 pas ketij incidenti e sygjerimin e Toma Popoviqit, per ta permiresuar pershtypjen, mbreti e thrret parinë e Gjilanit ne andiencë ne Beograd k under shume te tjere ishte present edhe Salih Fejzë Kastrati (deshmia ne vepren“Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombtare 1941-1951, fq.170).
• Ishte anetarë i organizates politike kombtare „Xhemiet“(bashkimi) te ferat be Dragës dhe bashkepunetor i ngusht i Ilaz H.Agushit si dhe kishte lidhje e kontakte edhe me Hasan Prishtinen permes Aqif Tetoves.
• Me 28 qershor dhe 26 korrik te 1944 morri pjese ne Luften e Kikës.
• Konaku i Salih Fejzës kete kohë ishe shendrruar ne Ambulancë ku ishin sheruar te plagosurit e sherbimin e kryente mjeku dr.Avram Keckaravski te cilin e kishin zene rob gjate luftimeve.
• Pas vrasjes se patriotit e luftetarit Muharrem S.Fejzës me 02.05.1945, familja e salih Fejzë kastratit vihet ne shenjester nga UDB-a, per ta shpallur „kollak“ edhe e ngarkojne me Tatime dhe teprica te drithit etj.
• Veprimtaria e Sali Fejzez verehet edhe me rastin e reformave agrare dhe vendosjes se kolonëve serb e malazez, pasi qe me parë bejne ndarjen e merave dhe malit te fshatit dhe keshtu e bejne te pamundur vendosjen e kolonëve sllav ne Hogosht.
• Ne vitet 1955/1965 gjatë grumbullimit te armeve akcion fakmeq, kishte pas malltretime bashk me te birib Sabitin, si rrjedhoj e akcionit famkeq, pasojne pergaditjet per shperngulje ne turqi, por pas konsulltimeve te tij me bashkefshataret, ndalon shpernguljen dhe si deshmi nga fshati me i madh siq ishte Hogoshti per ne turqi u largua vetem 1 familje.
• Familja Kastrati panderprere ishte ne shenjester te armiqeve dhe okupatoreve me qrast edhe te gjithe djemt e salih fejzes u burgosen dhe keqtrajtuan , Muharrem Fejza ishte nenprefekt ne Kaçanik (nepunes ne Zhur e Kamenicë) dhe luftetar i denjë i çetave vullnetare ne mbrojtje te Kufirit te Kosoves Lindore, anetar i NDSH-së, Rexhepi e Mumini te denuar per organizim e bashkim kombtar,Sabiti; i denuar dhe „therë ne sy“ per sllavet dhe regjimin e ndytë komunist, Kemajli; i burgosur politik, pjesmarres ne UÇK(bashk me vajzen Shyhreten’Gzimen“, u kerkua per pushkatim, iu djeg shtepia nga hordhitë çetnike, Ismajli:themelues i Odes Ekonomike te Kosovës, i denuar me 1 vit burg, e ndihmoj me prezencen e tij UÇK-në ne forma te ndryshme, Skenderi me djalin Luanin e ndihmoj dhe ishte pjesmarres ne UÇK, nipat: Isa Kastrati (deshmori i Kombit) luftetar i UÇK-së, i denuar me mbi nje dekadë burg, Abdullah Kastrati i cili ploot 4 dite ruajti flamurin dhe e ngriti ne Kamenicë me 15 tetor 1968, Salih Kemajl Kastrati i denuar me 13 vite burgim etj..etj.
================================= |
|
|
Heute waren schon 6 Besucher (9 Hits) hier!
|
|
|
|