auto-hogoshti - Adhurim Krasniqi
  Home
  Kontakt
  Gästebuch
  Autos
  Hogoshti
  K.F Kika
  www.hogoshti.ch
  Lajme
  Deshmoret e Kombit
  Adhurim Krasniqi
  KFOR

Beteja e 24 Shtatorit 2000 dhe përpjekjet e popullit tonë për liri

             

Shkruan: Adhurim Krasniqi

  

        Populli shqiptar, gjatë gjithë historisë së tij të lavdishme, ka zhvilluar shumë beteja dhe gjithëher triumfues dhe krenar për bijtë e tij. Në historinë e popullit tonë gërshetohen ngjarje që secila prej tyre ka peshën e vet të rëndësishme .  Të ndarë nëpër shumë pjesë, padrejtësisht nga fuqitë e mëdha, gjithherë na u deshtë t’i bëjmë ballë sfidave që na i sillte koha e egër e pushtimit. Që nga lufta e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut e deri në ditët e sotme në analet e historisë, gjejmë ngjarje të rëndësishme, ku bëhet fjalë për beteja dhe luftëra që kanë qenë frymëzim për luftëtarët shqiptarë. Pas vitit 1912 dhe shpalljes së pavarësisë së shtetit amë Shqipërisë, për shqiptarët filloi një histori edhe më e dhimbshme.  Konferenca e ambasadoreve në Londër  në vitin  1913, për shqiptarët ishte fatale. Gjysma e tokave arbnore iu aneksuan  Shqipërisë dhe iu falën shteteve fqinje si Serbisë, Greqisë, Maqedonisë etj. Ky copëtim u bë vetëm sa për ti kënaqur interesat dhe apetitet pansllaviste. Që nga atëherë popullit tonë iu deshtë të luftojë për dy qëllime; e para që ta ketë lirinë dhe të  jetë nën kufijtë e shtetit amë dhe e dyta që ta ruaj identitetin e vet kombëtar, gjuhën , kulturën dhe  traditën shqiptare.  Asnjëherë nuk  pushonin  përpjekjet e popullit tonë për ta gëzuar lirinë. Kosova ishte  strumbullari i ajkës së kombit , ku mblidheshin djemtë atdhetar, punonin ditë e natë për ta përgatitur popullin për kryengritje.  Në ilegalitet të thellë ata kurrë nuk u ndalën se vepruari, nuk pushuan as më 1968, as më 1981 e deri në vitet e 90-ta  kur në skene doli  e lavdishmja Ushtria çlirimtare e Kosovës e cila po i bënte të ditur popullit se lufta është e pashmangshme. Dhuna e regjimit të Beogradit jo vetëm që po rëndonte në Kosovë, por ajo me të njejtin ritëm po vazhdonte edhe mbi shqiptaret e pjesës tjetër të atdheut, në komunat shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pas mbarimit të luftës në Kosovë dhe largimit të turpshëm të makinerisë vrastare të Beogradit, e gjithë forca ushtarake ishte vendosur reth Kosovës në komunat shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.


Adhurim Krasniqi

       Prania e forcave policore dhe ushtarake sërbe në Kosovën Lindore, bëri që shumë vendbanime të mbesin të zbrazura nga popullsia shqiptare. Shtypja, dhuna dhe terrori ndaj popullatës së pafajshme , e bëri të domosdoshëm organizimin e një force mbrojtëse për një rezistencë të armatosur.  Vrasja e vëllezërve Saqipi me 26 janar të vitit 2000, në fshatin Dobrosin të Bujanocit, ishte fundi i pritjes se do të bëhet mirë me paqe.

      Dalja në skenë e Ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, elektrizoi pa masë rininë shqiptare, e cila çdo dite ishte bër cak i provokimeve dhe maltretimeve nëper punktet e forcave sërbe.

      Zgjerimi i radhëve të UÇPMB-se, vazhdonte me ritëm të shpejtë dhe çdo ditë e më tepër konsolidoheshin radhët e saj me luftëtarë të rinjë e trima nga mbarë hapësira shqiptare. Ushtria Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit tani edhe zyrtarisht ishte bërë njohur si forcë që luftonte për mbrojtjen e popullit të vet nga shfarosja dhe asimilimi, si forcë që luftonte për idealet e larta të atdheut dhe që është e gatshme të flijohet për  mbrojtjen e vendit . Ajo çdo ditë e më shumë po  sprovonte veten në fushëbeteja me armikun, gati në çdo betejë po i jepte goditje dërmuese forcave serbe. Betejë pas beteje ajo ngrihej si kala e pathyeshme, mbi dhunën dhe tiraninë e regjimit gjakpirës të Beogradit.


Muhamet Xhemaili - Komandant Rrebeli

       Në mesin e shumë betejave që zhvilloi UÇPMB-ja, gjatë luftës gati dy vjeçare me regjimin e Beogradit, si një ndër betejat me rëndësi është edhe ajo e 24 shtatorit të vitit 2000 në Zonën Operative të Çarrit. Ishte me rëndësi kjo betejë sepse po atë ditë në Jugosllavinë e  mbetur e cila tani më ishte në ditët e fundit te gjallërisë, po mbaheshin zgjedhjet e ashtuquajtura demokratike në këtë shtet që për shumë  vite kishte shkaktuar dhimbje dhe tmerr në hapësirat e shteteve fqinje.  Beteja e 24 shtatorit 2000, ishte përgatitur në mënyrë detajizuese nga Shtabi Operativ i Zonës së Çarrit. Vendimi dhe urdhëri për sulm ishte bërë me dekret të Komandantit të Zonës, Muhamet Xhemaili i njohur me nofkën e luftës Rrebeli. Urdhëri për nisje në fshatin Gjergjec, ku ishin të vendosura shumë forca policore dhe ushtarake sërbe u dha në mbrëmjen e 23 shtatorit pikrisht në ora 22:00 të mbrëmjes. Atë natë Komandanti i Zonës Muhamet Xhemaili, së bashku me eprorët tjerë të shtabit të Zonës, inspektoi gjithë trupat se a janë në gjendje gatishmërie për ta kryer këte sulm. Qëllimi ishte që në këte betejë të dalim triumfues dhe në të njëjtën kohë deri sa faktori ndërkombëtar  me kureshtje po e priste humbjen e Millosheviqit në këto zgjedhje , ne kishim si qëllim që t'ia bëjm me dije regjimit të ardhshëm të Beogradit dhe faktorit ndërkombëtar se çështja e shqiptarëve në këtë pjesë të atdheut tonë është ende e pazgjidhur. Ishte vullneti dhe dashuria e madhe për liri që kishim inspirim në  këto çaste, na printe në ballë flamuri i luftës së Adem Jasharit, na frymëzonte heroizmi dhe sakrifica e Jasharajve dhe gjithë dëshmorëve të atdheut.


Adhurim Krasniqi me një luftëtarë

       Sulmi ishte paraparë te bëhej në dy krah anësor, njëri njësit të futej nga fshati Ramnabuqë, kurse njësiti tjetër të sulmonte nga fshati Bilinicë. Dy njësitet numëronin nga 11 luftëtarë. Koha dhe reshjet atmosferike të shiut e bënin edhe më të vështirë rrugëtimin për në fshatin Gjergjec.  Tereni i vështirë nuk e mundësonte transportin me mjete motorike, prandaj na u deshtë ti përdorim edhe kuajt e një familje të fshatit Ramnabuqë.  Ishte kënaqësi të shihje fytyrat e njoma të ushtarëve se si ashtu buzagaz menxi prisnin të niseshin për sulm. Me këngë në gojë e armë në krah po e sfidonin vdekjen. Të ngarkuar me armatim personal rrugëtonin kodrave të thepisura të Malësië së Bujanocit. Kishin kaluar shumë vite që këto male nuk e kishin ndier vringëllimën  e armëve të luftëtarëve shqiptarë. Edhe malet po e ndienin aromën e lirisë në ato orë të asaj mbrëmje të 23-24 shtatorit 2000.

     Në piken nr. 3, që gjendej në mes fshatit Muhoc dhe Çarr ishin vendosur topat 75 mm dhe mitralozët e rëndë. Nga aty ishte mundësia që ta kontrollonim lëvizjen e ushtarëve tanë që bëhej në drejtim të fshatit Gjergjec. Në orët e hershme të mëngjesit, nën reshjet e shiut te ftohtë të fillim vjeshtës, fillojnë luftimet në mes njësiteve tona dhe forcave sërbe.  

      Artilerinë e rënd siq ishin topat 75mm  i aktivizoi vet Komandant Rrebeli pasi që edhe kishte përvojë më shumë në përdorimin e këtyre armëve. Ishte vullneti edhe më i madh deri sa shihje edhe vet Komandantin duke luftuar në vijë te frontit. Prania e tij i jipte forcë dhe kurajo ushtarëve tjerë. Deri në orët e mbrëmjes luftimet nuk pushuan asnjë qast. Atë dite u luftua plot 12 orë rresht, ku u vranë 5 kriminel serb dhe u shkatrrua një pizgauer dhe një furgon i policisë sërbe.   Ne tani ishim vendosur te shkolla e fshatit Gjergjec. Por lodhja e tepërt e ushtarëve tanë, e bënte të pamundur qëndrimin aty.  Por prap se prap deri të nesërmen pra me 25 shtator ne qëndruam aty , deri sa  erdhën përforcime tjera nga pikat dhe zonat tjera të UÇPMB-së. Për këtë vlenë të veçohet fshati Breznicë që dërgoi dy njësitet e veta në ndihmë. Nga shtabi  Operativ i Zonës ky i vlerësua si sulmi më i suksesshëm kundër forcave serbe. Që nga dita e 24 shtatorit fshati Gjergjec ishte i lirë dhe aty valonte flamuri kombëtar shqiptar. Beteja e kësaj date i parapriu suksesshëm edhe marrjes së pikës strategjike të Shën Ilisë që ishte një ndër pikat më të larta e cila gjindej në periferi të qytetit të Vranjës.  Që nga atëherë flamuri kombëtar shqiptar lirshëm po valonte nën qiellin  e lirë të Malësisë së Bujanocit.

 

     Beteja si kjo e 24 shtatorit duhet të kujtohen nga brezat e ardhshëm, sepse aty mund të shihet rezistenca e bijëve të atdheut që me vetëmohim dhe sakrificë po i bënin ballë një makinerie shumë herë më të sofistikuar. Stoicizmi i luftëtarëve tanë dëshmoi edhe njëherë shpirtin liridashës të këtij populli, i shtypur ndër shekuj nga regjimet e njëpasnjëshme të shteteve fqinje. Sot pas gjashtë viteve , kur u zhvillua kjo luftë, para nesh na dalin prapë skena të tmerrshme, të uniformës së fëlliqur të policisë dhe xhandarmërisë sërbe. Lufta jonë nuk u bë për ti shtuar radhët e policisë sërbe. Edhe  pesë vite pas  mbarimit të luftës, në Kosovën Lindore prapë po shkel çizmja e ushtarit dhe xhandarit të Serbisë, po shtypen të drejtat elementare të popullit shqiptarë, po ushtrohet dhunë dhe terror mbi kurrizin e popullit tonë të pafajshëm. Me të drejtë mund të shtrojmë pyetjen se deri kur do të lejohet ky terror mbi kurrizin tonë. Ku janë sot Tirana, Prishtina e Tetova që heshtin. Pse institucionet e këtyre qendrave shqiptare heshtin përballë barbarisë që ushtrohet mbi vëllezërit e gjakut të tyre.  Zgjohu rini dhe shprehe vrullin tënd rinor. Mos duro shtypjen mbi kurrizin tënd. E drejta është në anën tonë, vetëm na duhet angazhim i përbashkët.

 

Adhurim Krasniqi ish epror i lartë në Zonën Operative të Çarrit.

  

Kush na e ndau popullin?!

 

   

 

Në rrethanat në të cilat sot po jetojm, si popull i vuajtur nëpër shekuj, jemi duke kaluar momentet më të vështira dhe shumë komplekse si pasojë e përqarjeve politike, që partitë kanë krijuar në popull. Kosova lindore vendi me rreth njëqindmijë banor shqiptar, nuk ka nevoj  për një numër kaq të madh të partive politike, sepse nuk ka hapsirë për diqka të tillë. Nuk di se ku do të jetë elektorati i tyre, nuk di se ku do ti mbledhin ato vota që pretendojnë ti marrin, nuk di se edhe për qfar na duhen këto subjekte politike kaq shume te numërta dhe aspak profitabile për popullin. Populli ynë, nuk ka nevoj, për parti dhe njerëz që lypin vota për tu zgjedhur nëpër vende ku bëhen plane  antishqiptare, populli ynë është në robëri dhe don të jetë i lirë, popullit tonë i duhet drita e jo erresira dhe mjegulla që keni krijuar ju lider dhe udhëheqës të subjekteve politike.
   Nuk di se a ju ka shkuar  ndonjëherë në mend, ti kujtoni vuajtjet e përditshme të popullit tuaj, që çdo ditë është duke e hjekur të zitë e ullirit nga pushtuesi sërb. Nuk di se a keni menduar ndonjëherë se kujt jeni duuke i shërbyer në këto momente, nëse flitni shqip dhe mendoni shiptarisht. Nuk di të nderuar lider politik të Kosovës Lindore, se a ju ka shkuar ndonjëherë ndërmend ti kujtoni ata që u flijuan dhe u sakrifikuan në luftë për liri.
Shkoni tek varret e tyre dhe merrni nga një porosi dhe do të bindeni se rruga jonë na ka mbetur në gjysme. Mos u sillni se sikur gjithqka është në rregull. Jemi nën robëri, duam të jemi të lirë në tokën tonë, vendin tonë e ruajmë ne e jo ata bijtë shkinave që na kanë ardhur nga Kraleva, Beogradi, apo vendet tjera të Serbisë. Kosova Lindore tani për tani ka mbetur pa asnjë aktivitet të mirëfillt kombëtar, pa asnjë iniciativë që do hapte nje rrugë që do të na shpiente drejt realizimit të aspiratës sonë.
 
    Pamvarsisht rrethanava të krijuara, intelegjenca jonë nuk guxon të bie në gjumë, sepse herët a vonë do ti gjykoj koha. Kosova Lindore ka kapacitet intelektual, njerëzor e kombëtar, që çështjen e vet madhore ta zgjidh  në përputhshmëri me vullnetin e popullit, vullnet ky i shprehur edhe me referendumin e vet popullor. Kosova po pavarsohet, kjo nuk ka dyshim, por ajo që më brengos mua dhe bashkëkombasit e mi është se ku do të mbetet Kosova Lindore vend ky që historikisht i ka takuar Kosovës.
     Kemi dhën dëshmi se jemi të zot për ta udhëhequr vetëvehten, kemi edhe tash dëshmi dhe fakte se prap dijmë dhe mundemi ti vëm gjerat në binar të duhur. 
   Asnjë parti politike  nuk e ka sot legjitimitetin e plotë nga populli që të vendos në emër të tij se me kë duhet të jetojmë. Vula e fatit tonë është Kosova dhe asnjë shtet tjetër nuk mundet të na mbaj nën administrimin e vet të dhunshëm.
 
 
  Adhurim Krasniqi- ish zëdhënës i UçPMB-së në Zonën Operative të çarrit.

 

Heute waren schon 6 Besucher (12 Hits) hier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden